TIRANË - Kompensim të plotë për cdo bagëti të mbytur dhe ne jemi të vendosur t’ju kompensojmë për cdo humbje. Kështu iu është drejtuar Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti fermerëve të fshatit Ferras dhe Bishan në qarkun e Fierit të përmbytura ditët e fundit.
Ministri ka ndjekur së bashku me Kryeministrin procesin e groposjes së bagëtive të ngordhura dhe dezinfektimin e zonave.
Ndërsa ka ndjekur nga afër procesin e shpërndarjes së ndihmave për bagëtitë, u shpreh se mundësohet shpërblimi 100%. Gjithcka do të ndodhë pas vlerësimit të ekspertëve, por kryesorja është që ata do të marrin paratë.
Bizneset agro-ushqimore në vend janë solidarizuar me vështirësinë që po hasin fermerët në këto zona dhe për këtë arsye ata kanë vendosur të ndihmojnë me bazën ushqimore për bagëtitë e këtyre zonave.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO