FIER- Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “29 Nëntori” duke u djegur plotësisht. Nuk dihet se cili nga mjetet mund të ketë marrë zjarr i pari, çka mendohet të ketë shkaktuar dhe përhapjen e flakëve tek mjeti tjetër pasi ishin të parkuar pranë njëra-tjetrës.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së flakëve, por sipas informacioneve paraprake dyshohet për një zjarrvenie të qëllimshme. Një nga automjetet e djegura me targë AA 904 FU, nuk dihet ende targa e automjetit tjetër. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i cili bëri të mundur neutralizimin e flakëve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)