20 ditë pas shpërthimit të puseve të naftës të kompanisë Bankers në fshatin Marinzë ka përfunduar vlerësimi vizual për 110 banesa nga komisioni i vlerësimit. Prefekti i qarkut të Fierit Xhavit Bushaj shprehet se komisioni ka bërë vlerësim e banesave për qëndrueshmërinë e themeleve të tyre pas shpërthimit.
Por për të nxjerrë një faturë financiare të dëmeve, Bushaj thotë se duhet të priten rezultatet e studimit gjeologjik të tokës.
Prefekti i Fierit siguron banorët se zhdëmtimi i gjithçkaje të shkatërruar nga shpërthimi i puseve është detyrim 100% i Kompanisë Bankers. Gjithashtu tokat e fshatit të ndotura me lëndë toksike, gaz metan do të merren me qera për dy vjet nga kompania për të bërë rigjenerimin e tyre e për ti kthyer në gjendjen e mëparshme të prodhimtarisë. Të gjitha shpenzimet e dëmeve që ka pësuar kjo zonë e qarkut të Fierit do të jenë një përgjegjësi e kompanisë Bankers Petrolium.
Ndërkaq paralelisht me komision e vlerësimit nga ana e Ministrisë së Energjetikes edhe Kompania Bankers ka përcaktuar një komision të huaj nga Britania e Madhe për të vlerësuar atë që ka ndodhur në fshatin Marinëz.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO