Një efektiv policie është goditur me thikë në Fier. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Protza, ku 47-vjeçari Afrim Allkaj është goditur me thikë nga një bashkëfshatar pas një zënke të çastit.
 
Allkaj ishte jashtë shërbimit kur ndodhi ngjarja, e ndërsa nga plagët e marra ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Disa orë pas ngjarjes, policia vuri në pranga autorin Ervin Zylo, 40 vjeç. Ai ishte fshehur në banesën e motrës në Patos.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)