Fier, plagosja e 17-vjeçarit në shkollë, arrestohet autori! Flet gjyshja e tij: Ata kishin qenë 6, i morën telefonin djalit e goditën me shkelm!

Fier - Polici e Fierit i ka vënë prangat 17 vjeçarit të dyshuarit si autor të plagojses me thikë të shokut të klasës brenda në ambientet e shkollës së mesme "Mustafa Hoxha",  në Cakran të Fierit, ditën e djeshme. Në një njoftim për median policia thotë se ndaj tij është ngritur akuza  "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë. 

Në një intervistë për Repert Tv gjyshja e tij tregon se adoleshenti vuan nga probleme të shëndetit mendor. Madje kishte pirë dhe ilaçe por se më pas i kishte ndërprerë.

Nëna tregon cfarë dinte për ngjarjen e djeshme.

Dje e kishin thirrur dhe i kishin thënë hajde të shikojmë telefonin. 6 vetë ata, një ky. Ia kishin marrë telefonin. Ai djali që u qëllua e kishte qëlluar me shkelm.

Thotë se po bënin plan ta çonin në Greqi për tu mjekuar.

Ai ka qenë i sëmurë. E trembte e ëma. I thoshte të hëngërt kukuvajka. Ai trembej në gjumë.  Ishe sëmurë prej moshës 5-6 vjeç. U pre frika kur piu kokrrat u stabilizua, por një shok shkolle i tha të mos i pinte.  Nuk dëgjonte të atin që t’i pinte më. Do e vizitonim në Greqi, por nusja nuk e aprovoi.

Ndërkohë burime zyrtare nga Drejtoria Arsimore e Fierit bënë me dije se 17 vjeçari B.D i cili tashmë është i arrestuar nuk ka paraqitur asnjë dokument zyrtar mjekësor në shkollë që është me probleme të shëndetit mendor.

 Në një intervistë ekskluzive për Report Tv 17 vjeçari që u plagos nga nipi i gjyshes duke treguar ngjarjen tha se kishte shpëtuar falë ndërhyrjes së mësueses.

17-vjeçari H.Xh mbeti i plagosur ditën e djeshme (13 dhjetor 2024) në ambientet e brendshme të shkollës së mesme  'Mustafa Hoxha' në Cakran. Konflikti mes dy adoleshentëve thuhet se kishte nisur mbrëmjen e 12 dhjetorit në Snapchat për shkak të disa fotove të cilat i plagosuri pretendonte se i kishe në telefon autori. Më pas u zhvendos në ambientet e brendshme të gjimnazit të Cakranit në Fier, ku 17-vjeçari plagosi me biçak shokun e tij të shkollës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
Plagosja brenda shkollës në Fier, arrestohet 17 vjeçari! Akuzohet për vrasje me dashje mbetur në tentativë! Sekuestrohet dhe arma e krimit

Policia e Fierit arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 17 vjeçarit brenda në ambientet e shkollës së mesme "Mustafa Hoxha", Cakran, ditën e djeshme. Në një njoftim për median policia thotë se ndaj tij është ngritur akuza  "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë. 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje me mjet prerës (thikë), në shkollën e mesme "Mustafa Hoxha", Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, H. Xh., 17 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B. D., 17 vjeç, për veprën penale "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë. 

Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur H. Xh., pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.    
Shtetasi H. Xh., aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës