FIER- Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur mëngjesin e sotëm nga një motor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:45 në vendin e quajtur "Shkolla e Muzikës" të qytetit të Fierit.

Mësohet se 31- vjeçari teksa po drejtonte motorin tip "Kavasaki" me targa AK 210 ka aksidentuar dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeçe.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se është shoqëruar në Komisariar drejtuesi i motorit dhe po kryhen veprimet procedurale. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarka.com)