FIER - Në bankën e dhënies së gjakut në spitalin rajonal të Fierit prej disa muajsh po ndihet mungesa e gjakut, këtij lëngu jetik. Kjo ka ardhur si rezultat i numrit të madh të aksidenteve të ndodhura në qarkun Fier gjatë muajit korrik, gusht, shtator thotë mjeku i kësaj banke, Dashamire Banaj.
Sipas tij, vetëm për këto tre muaj janë dhënë 100 njësi gjaku gjë që ka bërë të mundur që kjo bankë të plotësojë nevojat për të gjithë rastet. Por thotë mjeku Banaj kjo situatë sjell dhe problemet e saj, pasi nuk janë vetëm këto raste emergjente, pasi gjak kërkohet edhe nga të sëmurët telasemikë apo materniteti, të cilat bëjnë që rezervat e gjakut të shterojnë.
Në rrethin e Fierit janë 77 talasemikë, ku tregohet kujdes që gjaku i tyre të mos mungojë. Në kushtet që gjaku nuk merret më me pagesë mbetet parësor dhurimi vullnetar, por sipas mjekut Banaj në Fier mungon vullnetarizmi dhe gjaku për ta merret në raste ku familjarët japin gjak për të afërmit e tyre në spital apo në maternitet.
Duke parë këtë situatë jo të mirë për mungesën e gjakut mjeku shprehet duke dhënë alarmin se sa do të zgjasë kjo situatë, pasi nuk mund të mbahet një bankë gjaku apo një spital rajonal në këtë formë.
E ndërsa në Fier mungesa e gjakut paraqitet me problem, një shqetësim tjetër është edhe për të sëmurët që bëjnë dializë. Sipas kryetarit të sindikatës së Dializës, Nebi Braka janë mbi 90 të sëmurë, që bëjnë dializë nuk kanë marrë lekët e sipas ligjit bëhet fjalë për lekët transportit, që ata bëjnë nga vendet ku jetojnë në spitalin e Fierit. Ankesat janë të shumta pranë drejtorisë së spitalit rajonal, por ende nuk po zgjidhet ky problem", thotë Braka.
"Ne nuk po blejmë më edhe ilaçe, pasi lekët po i përdorim për transportin, pasi të sëmurët janë nga zonat e lagëta të rrethit Fier dhe për këtë ata duhet të marrin automjetin".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com