Vrasje, prostitucion dhe arratisje nga burgu, prokuroria i çon për gjykim për pastrim parash/ Emrat

Vrasje, prostitucion dhe arratisje nga burgu, prokuroria i çon për gjykim për pastrim parash/ Emrat

Geron Hasanbelli dhe Kasandër Nogaa Fier

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, kalon për gjykim çështjen penale në ngarkim të; Gentjan Hasanbelliut, Erion Hasanbelliut dhe Hysnie Hasanbelliut. Vëllezërit e motra Hasanbelli akuzohen për pastrim parash.Pasuritë e tyre ishin vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë Fier, pasi dyshohet se është vendosur në mënyrë jo të ligjshme.

Vëllezërit Erion (Mikel) e Gentjan (Geron) Hasanbelli nga Patosi vite më parë ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Hakmarrja në Belgjikë
Erion dhe Geron Hasabelli akuzohen për vrasje në Belgjikë, ata kanë qëlluar në një lokal për hakmarrje në drejtim të Juljan Celës dhe Kasandër Nogës. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli”- sqaronte aso kohe policia.

Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Në vitin 2009, Gjykata e Fierit shpalli fajtor për vrasjen në Belgjikë Erion Hasanbellin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Duke qenë se gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, në vendimin përfundimtar ai u dënua me 25 vite burgim.

Ndërsa vëllai i tij, Geroni, u shpall i pafajshëm. Në vitin 2012, Gjykata e Apelit Vlorë la në fuqi vendimin e dënimit për Erion Hasanbelli me 25 vite burg, ndërsa ndryshoi vendimin e pafajësisë, duke e shpallur fajtor dhe dënuar me 14 vjet burg Geron Hysenbellin.

Në zbatim të këtij vendimi, Geron Hasanbelli u arrestua në Tiranë në vitin 2013. Po në të njëjtin vit u prangos edhe vëllai i tij, Erioni. Prej vitit 2013, dy vëllezërit vuanin dënimin në burgun e Peqinit dhe kishin dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Ndërkohë që vuanin dënimin për vrasjen në Belgjikë, autoritetet gjyqësore të Milanos, kishin nxjerrë urdhrin e arrestit ndërkombëtar për dy vëllezërit. Për efekt të urdhër-arrestit ndërkombëtar, në gusht 2014, gjykata e Fierit lejoi ekstradimin e tyre.

Leja e ekstradimit u pezullua përkohësisht, deri në përfundim të dënimit për veprat penale të dënuara në Shqipëri (për vrasjen në Belgjikë). Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Vlorës dhe rikthimin për shqyrtim në po këtë gjykatë, me një tjetër trupë gjykuese, Geron Hasanbelli del i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë e të lirohet nga burgu. Mikeli Hasanbelli u ekstradua drejt Italisë, ndërsa në 2016 u arratisu nga burgu.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë