Qëllohet me 6 plumba në Belgjikë Erion Hasanbelliu, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri! Autor dyshohet Kasandro Noga, në hasmëri me 43-vjeçarin

BELGJIKË- Një shqiptar është qëlluar me 6 plumba në qendër të Brukselit, në Belgjike dhe bëhet fjalë për Erion Hasanbelliun, ose ndryshe i njohur me emrin Mikel Rakipllarin. Sipas mediave belge raportohet se 43-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën dhe ndodhet i shtruar në spital.

Report Tv raportoi një natë më parë se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Belgjikë dhe autori ishte Kasandro Noga, por nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për personin që ka qëlluar në drejtim të Erion Hasanbelliut. Sipas mediave belge prokuroria ka nisur hetimet për tentativë vrasje, ndërsa thonë se autori dyshohet se është shqiptar, i cili është tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet. 

Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasandro Nogës. Gjithçka nisi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Belgjikë.

Kush është Erion Hasanbelliu

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nokën. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ky i fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e krimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Hasmëria që nuk ndalet mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandro Nogës, nga masakra e Sanatoriumit te 6 plumbat në Bruksel

Erion Hasanbelliu dhe autori i dyshuar i plagosjes së 43-vjeçarit në Belgjikë, Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri ndërmjet tyre për vite me radhë. Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Kur ndodhi masakra e Sanatoriumit
Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Nga Hakmarrja në Belgjikë tek arratisja në Itali
Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, autoritetet belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”. Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qato koksi: 13/06/2022 04:41

    Xaxi nga patosi. Cun me halle por dhe trim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim