Qyteti i Fierit në prag fund viti është zbukuruar si asnjëherë tjetër. Atmosfera festive ka ndryshuar jo vetëm pamjen e qytetit në mbrëmje por edhe të qytetarëve sidomos te femijët, të cilët u gëzohen këtyre zbukurimve me mijëra drita vezulluese.

Eshte bashkia e Fierit ajo që ka hapur kuletën duke vendosur zbukurime në rrugët kryesore të qytetit duke tërhequr njerëzit të dalin jashtë në këto ditë të ftohta dhjetori dhe fund viti.

Pema e vitit te ri, lodra dhe drerë të vendosura pranë tij janë bërë vende ku qytetarët bëjnë foto dhe argëtohen.

Të gjitha këto kanë krijuar një atmosferë festive dhe është pikërisht sheshi Nënë Tereza, i cili në oazin e mijëra dritave dhe dekorit të shumëllojshëm mbledh çdo natë qindra njerëz.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com