FIER- Lëkundjet në komunën Zharrëz të rrethit të Fierit kanë ringritur sërish në protestë banorët e kësaj zone. Ata akuzojnë kompaninë naftënxjerrëse “Bankares Petrolium” se po provokojnë sërish shpërthime për nxjerrjen e naftës.
Në shenjë proteste ata kanë bllokuar duke vendosur gurë aksin nacional Fier-Berat, në vendin e quajtur Zharrëz, sic duket edhe nga këto pamjet.
Banorët ankohen se si pasojë e lëkundjeve të herëpashershme nga ana e firmës së naftës, banesat e tyre kanë pësuar çarje dhe dëmtime, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Protestës i është bashkuar edhe kreu i komunës Zharrëz, Taulant Gremi i cili ndërsa konfirmon deklaratat e banorëve për shpërthimet, ndan të njëjtin mendim edhe për fajtorët.
“Është një situatë të cilën unë e kam përjetuar edhe në zyrën time. Ishte një lëkundje jashtëzakonisht shumë e fortë. Fajin, ose më saktë gishtin, të cilën qytetarët adresojë është drejt kompanisë”, thotë kreu i komunës, Taulant Gremi.
Ndërsa përmes një njoftimi për mediat kompania "Bankers Petrolium" ka reaguar duke deklaruar se shpërthimet e fundit janë shkaktuar si pasojë e tërmeteve, në bazë të informacioneve të raportuara nga Qendra Sizmike Europiane-Mesdhetare.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com