FIER - Të rinjtë në qytetin e Fierit kanë filluar ta kuptojnë se një kurs profesional vlen më shumë se një diplomë universiteti për gjetjen e një vendi pune.
Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional në qytetin e Fierit tashmë ka një godinë të rikonstruktuar brenda së cilës zhvillojnë aktivitetin e tyre 27 kurse profesionale.
Kurset për rrobaqepës, estetistë, parukierë dhe elektreçist janë ndër më të përzgjedhurat nga të rinjtë.
Drejtori i kësaj qendre, Ilir Dano, pohon se vihet re një tendencë e të rinjve për tu regjistruar në këto kurse të formimit profesional, teksa argumenton edhe arsyet.
“Ka disa arsye, ka ndikuar pozitivisht edhe urdhri i ministrit përkatës për të mbuluar shteti anën financiare të kurseve, pra për ti bërë falas ato. Por ka të bëjë edhe me arsye të tjera, kjo ka të bëjë me kushtet që ne kemi krijuar me kabinete të përmirësuara, vetëm gjatë vitit 2014 ne kemi hapur 4 kabinete moderne”, u shpreh Dano.
Edhe të rinjtë që ndjekin këto kurse pohojnë se në përfundim të tyre kanë më shumë mundësi punësimi.
Kurset zgjasin nga 4 deri në 6 muaj dhe në përfundim kursantët pajisen me një certificate, e cila njihet nga instancat shtetërore dhe private.
Redakisa Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO