FIER- Papunësia ashtu si në të gjithë vendin është ndër problemet kryesore edhe në qarkun e Fierit.
 
Sipas statistikave të drejtorisë Rajonale të Punësimit rezultojnë se në rangu qarku janë rreth 17  mijë punëkërkues.
 
Në rritjen e  numrit të papunëve ka ndikuar edhe ristrukturimi i kompanisë “Albpetrol”, ndërsa sipas Merita Veliajt, specialiste e Zyrës së Punës në Fier, “ky institucion po punon me projekte”, ndërsa thotë se gjatë kësaj periudhe pritet të hapen rreth 1000 vende të reja pune.

Krijimi i kurseve profesionale për të rinjtë është gjithashtu një nga objektivat e Zyrës së Punës në Fier.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)