FIER - Rruga, që të çon drejt plazhit të Semanit dhe të Darzezës në Fier është kthyer në një makth të vërtetë për udhëtarët.

Sipërfaqja e rrugës Fier-Seman është e mbuluar me gropa të mëdha duke e bërë të vështirë qarkullimin.

Ky aks është mjaft i frekuentueshëm gjatë sezonit të verës, jo vetëm nga pushuesit vendas, por edhe nga turistët nga Kososva, Maqedonia e më gjerë, por veç amortizimit të infrastrukturës, rrugës i mungone dhe sinjalistika rrugore, cka përbëjnë shkaqe për aksidente të shumta.

Banorë dhe drejtues mjetesh ankohen për këttë situate, që sipas tyre është prezente prej vitesh. Sipas tyre askush nuk ka marrë masa edhe pse ka vite që haste si problem.

Ky aks rrugor të con jo vetëm në zomat turistike të rrethit të Fierit, por lidh njëkohësisht edhe rreth 20 fshatra të komunave Ndërmenas dhe Topojë me njëra tjetrën.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)