Banorët e fshatit Daullas në Fier kanë dalë ditën e sotme në protestë, për shkak të amortizimit të rrugës. Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore që lidh disa fshatra me qytetin.

Sipas protestuesve, kjo rrugë ka vite që është me gropa, ndërsa ankesat i kanë paraqitur dhe bashkisë.

Kjo e fundit ka premtuar se së shpejti do të nisë ristrukturimi i rrugës, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Për këtë arsye, banorët e fshatit u ngritën në protestë, duke bllokuar për 30 minuta rrugën kryesore.

protesta fier