Rreth 200 banorë të lagjes Zhupan në periferi të Fierit kalojnë në një rrugë shumë të amortizuar. Ata ankohen se prej 20 vitesh nuk është bër asnjë investim për rikonstruksionin e saj. Në stinën e dimrit, kjo rrugë e gjatë mbi 300 metra bëhet edhe më problematike pasi kur ka reshje shiu, gropat mbushen me ujë dhe bëhet e vështirë për tu kaluar nga këmbësorët.

Banoret shprehen se sa herë ka patur fushatë zgjedhore vetem janë bërë premtime por mbas zgjedhjeve asnjeri nuk ka bërë asgjë për lagjen Zhupan.