Fier, Ruçi nis fushatën elektorale
me krerët e njesive vendore

Fier, Ruçi nis fushatën elektorale<br />me krerët e njesive vendore
FIER - 24 orë pas publikimit të listës zyrtare të PS në KQZ, kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, në cilësinë e drejtuesit kryesor të fushatës zgjedhore në qarkun e Fierit ka mbledhur gjithë kryetarët e njësive vendore të rrethit Fier dhe ata të asambleve të PS-së në rreth për të nisur kështu fushatën zgjedhore në Fier. Takimi është zhvilluar në selinë e PS-së të Fierit nën drejtimin e Ruçit. Në të kanë marrë pjesë të gjithë kandidatët për deputetë, që do të garojnë në rrethin e Fierit në 23 Qershor, ku numërohen 5 zona të administrimit zgjedhor.

Ruçi si fillim ka falenderuar të gjithë ata kandidatë që kishin ambicie për t’iu bashkuar ekipit të madh të PSSH-së në një garë vlerash dhe kontributesh në PS, por që nuk mundën të ishin në ekipin e përzgjedhur dhe përcjellë pranë KQZ. “Secili që merret me politikë, ka ambicien të jetë pjesë e legjislativit, por secili prej nesh ka pjesë në familjen e madhe të PSSH-së".

Ruçi e ka cilësuar ekipin e kandidatëve të Fierit si një nga ekipet më të mira duke e krahasuar me grupin e kandidatëve të vitit 1992-1996 të cilët i pret një betejë e fortë elektorale, pasi u duhet që të risjellin në pushtet të majtën shqiptare dhe rrëzuar regjimin Berisha.

“Kontributi jua – tha ai - duhet të jetë i jashtëzakonshëm. Partia Socialiste Shqiptare ka vlerësuar grupin e mëparshëm të deputetëtve të Fierit, pasi nga ajo listë vijnë përsëri në këtë mandat të ri 8 prej tyre” . Më tej, Ruçi e cilësoi ekipin e kandidatëve të Fierit më të rëndësishmin pas Tiranës, i cili do të garantojë fitoren e PS-së dhe koalicionit të majtë në 23 Qershor. Ai ka vlerësuar vëmëndjen e PSSH-së për përfshirjen e grave në listën e kandidatëve. Sipas tij, në listën e kandidatëve të qarkut Fier numërohen 5 kandidate femra: Antoneta Dhima, Adelina Rista, Majlinda Bufi, Lindita Buxheli, Englantina Gjermeni.

Duke iu referuar qëllimit kryesor të takimit të parë elektoral në Fier, Ruçi ka theksuar se qëllimi kryesor i PS-së në këto zgjedhje është maksimalizimi i rezultatit duke e konsideruar të padiskutueshëm deputetin e 10-të për këtë qark: “PS-ja do të marrë në mënyrë të padisktutueshme 10 mandate në qarkun Fier. Ky është qëllimi ynë i vetëm”.

NDARJA E KANDIDATEVE SOCIALISTE NE FIER SIPAS ZONAVE 

1 ZAZ 58 – Rroskovec, Kuman, Kurjan, Strum - Majlinda Bufi, Nduel Xhindi
2 Zaz 59 – Dërmenas, Topojë, Libofshë - Ervin Koci, Antoneta Dhima
3 ZAZ 60 – Fier - Ilirian Celibashi, Adelina Rista
4 ZAZ 61 – Patos, Portëz, Ruzhdie - Armando Subashi,
5 ZAZ 61 – Levan, Frakull, Cakran - Gramoz Ruçi, Xhevit Bushi

Takimi i parë elektoral, pas shpalljes së listës së kandidatëve të ekipit të Fierit, ka vazhduar me përcaktimin e objektivave kryesor elektoral për çdo komunë. Ruçi ka përcaktuar me shifra të sakta se sa duhet të synojë PS-ja dhe ekipi i saj për të marrë vota më shumë në krahasim më zgjedhjet paralamentare të vitit 2009 dhe ato lokale të vitit 2011.

Sipas tij, shuma e votave në favor të PS në krahasim me 2009 duhet të lexohet një mandat të padiskutueshëm, ose në vlerë absolute në më shumë se 12 mijë vota më shume se san ë vitin 2009. “Nuk duhet ta diskutojmë mandatin e 10- ka thënë Ruci”. Gjatë diskutimeve në selinë e PS u ngritë edhe shqetësimi I kualiteteve të komisionerëve të ardhshëm nëpër qendra të votimeve. Sipas socialistëve të Fierit, duhet kushtuar vëmendje e posacme përzgjedhjes së socialistëve të devotshëm që nuk rrezikojnë trafikun e votës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)