FIER - Shefi i degës teknike të OSHEE-së në Patos dhe një elektriçsit në këtë institucion në Roskovec u arrestuan nga policia pasi i lidhën një kontratë të re energjia një qytetari, me qëllim që t’i shpëtonte borxhit prej 1.4 milionë lekësh që i kishte OSHEE për konsumimin e energjisë.
 
Policia e Fierit arrestoi Astrit Hysenajn 51 vjeç, dhe elektricistin Tajar Zhupani 62 vjeç në kuadër të aksioni “Kontrata”.
 
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)