FIER- Një sherr për shlyerjen e një borxhi është bërë shkak për plagosjen e pronarit të një lokali dhe dy personave të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 02:30, në fshatin Gryk të Komunës Topojë në Fier.

Klodian, B, 30 vjeç, dhe Majrush, M, 35 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinas në Fier, dyshohet se i kanë patur lekë borxh pronarit të një lokali në fshatin Gryk, me të cilin janë konfliktuar.

Si pasojë, pronari i lokalit Ilia Kuqi, 40 vjeç, është goditur me thikë nga shtetasit e tjerë, ndërkohë që edhe 30-vjeçari Klodian, B. dhe 35-vjeçari Majrush, M; kanë mbetur të plagosur me sende të forta.

Tre të plagosurit janë dërguar me njëherë në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)