Fier-Një 46-vjeçar në Fier është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se shiste kokainë në ndarë në doza në këtë qytet.

Blutë gjetën në makinën e Ardit Fejzullës një sasi lënde narkotike.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolli fizik ndaj shtetasit Ardit Fejzulla 46 vjeç, banues në Fier dhe kontrollit në automjetin e tij, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza”, thuhen në njoftimin e policisë.

Makina dhe lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni u kodua "Streets".  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.