Fier, shkaktoi vdekjen e gruas dhe
djalit 2 vjeç në aksident, arrestohet

Fier, shkaktoi vdekjen e gruas dhe<br />djalit 2 vjeç në aksident, arrestohet
FIER - Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin Levan-Tepelenë, ku humbën jetën dy persona dhe 6 të tjerë u plagosën rëndë, policia e Fierit ka arrestuar autorët përgjegjës të kësaj ngjarjeje.

Dhe pavarësisht se në aksident ka humbur bashkëshorten dhe djalin 2 vjeç, i arrestuar ka përfunduar edhe Jetnor Muçaj, pasi si drejtues i automjetit fuoristradë, ku po udhëtonte ai bashkë me familjen e tij, akuzohet përgjegjës për aksidentin dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në një konferencë për shtyp, policia tha se janë arrestuar në flagrancë, Jetnor Muçaj dhe po ashtu në pranga ka përfunduar edhe drejtuesi i zetorit, Qazim Banaj, pasi qe duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin bujqësor.

Policia tha se paraprakisht mendohet se ka qenë automjeti ai i cili ka goditur fillimisht zetorin, duke shkaktuar kështu ngjarjen tragjike. Policia vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Ngjarja e rëndë u shënua dje, ku një automjet, në të cilin udhëtonte një familje e përbërë me 4 pjesëtarë u përplas me një zetor, në të cilin udhëtonin po 4 vetë.

Aktualisht të arrestuarit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ky aksident humbën jetën gruaja e Jetnor Muçaj, Adelina dhe djali i tyre, Donald Muçaj, 2 vjeç e gjysmë. Ndërsa të plagosur mbetën drejtuesi i mjetit, Jetnor Muçaj, vajza e tij 12 vjeçe, M. Muçaj, si dhe 4 vetë që udhëtonin me zetor.

 	aksident levan tepelene
(Në foto: Automjeti fuoristradë i përplasur)

 	aksident levan tepelene
(Në foto: Zetori që i preu rrugën fuoristradës).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shirat përmbysin Librazhdin, makinat ngecin në rrugë! Qytetarët i japin një të shtyrë

VIDEO/ Shirat përmbysin Librazhdin, makinat ngecin në rrugë! Qytetarët i japin një të shtyrë