Fier/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, transportohet drejt spitalit

Fier/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, transportohet drejt spitalit

Foto ilustruese

Fier – Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Fier-Roskovec, ku një automjet tip “Golf” ka dalë nga rruga dhe është përplasur pasi shoferi ka humbur kontrollin gjatë drejtimit.

Shoferi i identifikuar me inicialet O.F., i cili u aksidentua në vendin e quajtur "Kthesa e Marinzës", është plagosur dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor "Fier-Roskovec", në vendin e quajtur "Kthesa e Marinzës", shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip "Golf" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”,-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Derbi Tirana - Partizani, mësoni formacionet zyrtare

Derbi Tirana - Partizani, mësoni formacionet zyrtare