Inspektorët e Task-Forcë nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve si dhe hetimi tatimor, kanë zbarkuar në Fier, ku në fokus te kontrolleve të befasishme kanë qenë pikat e karburantit në Fier, Patos, Roskovec dhe Ballsh.
Kontrollet në pikat e karburanteve nga njësia task- forcë e drejtorisë së përgjithshme të tatimeve dhe hetimi tatimor, janë zhvilluar në 23 pikat e karburanteve në rrethet Fier e Mallakastër .
Burime informacioni bëjnë të ditur se kontrollet e hetimit tatimor dhe antikorrupsionit, kanë evidentuar parregullsi te dokumentacionit tatimor dhe në kasat fiskale, në 4 pika karburanti për të cilët, janë lëshuar procesverbalet dhe penalizimi me gjoba për shkeljet e konstatuara
Janë kontrolluar imtësisht te gjitha pistoletat e karburanteve nëse kanë qenë të lidhura me aparaturat e qarkullimit dhe monitorimit të xhiros, si dhe kasa fiskale. Po ashtu është kontrolluar dhe administruar i gjithë dokumentacioni tatimor. Kontrollet do të vazhdojnë në gjithë jugun.
Po me keto task forcat te kepusni damarin ju. Nuk behen me task forca keto pune. Kjo eshte shfaqje si shume te tjera. Ketij vendi i duhet fryme perendimore dhe mendesi e re por shumica e popullesise akoma nuk eshte gati per kete hap te madh. Fatekeqesi per pjesen tjeter qe i duhet te duroj dhe vuaj nga injoranca e shumices.
Përgjigju