FIER-Mario Sinanaj nga Saranda ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ka tentuar të fusë drogë në burg.

Arrestimi i 36-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit në hyrje të takimeve me personat që vuajnë dënimin në I.E.V.P Fier, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 97.20 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com