MALLAKSTER - Dy persona janë plagosur, nga vëllai i tyre, pasi ky i fundit nuk i lejonte të kalonin kanalin ujitës, ndërkohë që njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në fshatin Bejar të Mallakstrës, ku Ardian Nukaj dhe Fitim Nukaj përkatësisht 41 dhe 29 vjeç, janë qëlluar nga vëllai i tyre Vladimir Nukaj me thikë.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, autori nuk lejonte vëllezërit e tij që kanali vaditës të kalonte në territorin e të mbjellave të tij.
Ndërkaq, strukturat e policisë Fier, kanë arrestuar si të dyshuar kryesor të ngjarjes autorin Vladimir Nukaj.
Mësohet se, vëllezërit janë transportuar nga të afërmit në spitalin Rajonal të Fierit, ku njëri prej vëllezërve, konkretisht Fitim Nukaj, është në gjendje kritike për jetën.
(bd/gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com