FIER - Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni i pasagjereve të linjës Tiranë-Vlorë. Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në fshatin e quajtur Çipllak të komunës Libofshë në Fier.
 
Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima është Ike Gjojdeshi, e cila ishte duke kaluar shinat në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë dhe policia. Kjo e fundit ka nisur edhe hetimet përkatëse për të zbardhur rrethanat e plota që çuan në humbjen e jetës së 61-vjeçares.

Treni do qëndrojë i ndaluar në këtë zonë deri në përfundimin e ekspertizës dhe marrjen në pyetje të makinistit nga ana e policisë dhe më pas do vijojë rrugën për të dërguar pasagjerët në destinacion.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)