Ka rezultuar fatal për një 65-vjeçare aksidenti i ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Levan-Fier. Mësohet se ka ndërruar jetë shtetasja Fatbardha Hila, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Varibop të Fierit, ku shtetasi K. H., 70 vjeç, humbi kontrollin e mjetit tip ‘Volkswagen’ dhe doli nga rruga.
/Shqiptarja.com
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Varibop të Fierit, ku shtetasi K. H., 70 vjeç, humbi kontrollin e mjetit tip ‘Volkswagen’ dhe doli nga rruga.
Për pasojë, 70-vjeçari u plagos bashkë me bashkëshorten e tij, e cila nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.
d.c./shqiptarja.com












