FIER - Riza Feizaj dhe Mariglen Luari, të cilët mbetën të plagosur në pyjet e Mallakastrës orët e para të mëngjesit të së hënës, janë arrestuar sot nga forcat e policisë. Të shtënat rezultuan fatle për shokun e tyre Alfons Dautaj 23 vjeç.
Arrestimi i tyre është bërë në ambientet e spitalit të Fierit, ku dy të rinjtë ishin nën kontrollin mjekësor të bluzave të bardha.
Ata akuzohen se janë pronar të një parcele me rreth 900 bimë cannabis Sativa ku edhe u qëlluan më armë zjarri.
Policia e Fierit ende nuk ka të dhëna për autorin e këtij sulmi me armë zjarri që u finalizua me vrasjen e Alfons Dautajt, ndërsa dyshohet se ai është një tjetër bashkëpunëtor i kultivuesve.
Ai dyshohet se strehohet në zonat e thella malore të Tepelenës dhe i favorizuar edhe nga njohja e terrenit ende nuk është vënë në pranga nga policia.
Parcela me 900 bime Canabis Sativa u gjet në pyjet e fshatit Ninësh, vetëm pak metra larg vendit nga ku tre të kultivuesit ranë pre e breshërive të plumbave.
Banorët e zonës u kanë shkuar në ndihme të parët viktimave të sulmit, por ata pohojnë se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitetin e tyre.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO