FIER- Ndotja nga ujërat e zeza që dalin në sipërfaqe po kthehen në një kërcënim serioz për jetën e banorëve të komunës Mbrostar të rrethit të Fierit. Ujërat e zeza gjenden kudo, fare pranë shtëpive të banuara dhe rrugëve kryesore të lagjes. Banorët të shqetësuar thonë se e kanë të pamundur të bashkëjetojnë me këtë gjendje, nga e cila rrezikojnë të preken nga sëmundje infektive.
 
Ujërat e zeza derdhen edhe pranë shkollës 9-vjeçare të komunës, shqetësim ky që kërkon të marrë zgjidhje të menjëhershme.
 
Në këtë komunë jetojnë rreth 3 mijë banorë, ndërsa kjo situatë sipas banorëve është prezente prej vitesh.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)