FIER - Vihet në pranga autori i vrasjes së 21-vjeçarit Andi Prifti, djalë i një biznesmeni në Fier. Policia e Fierit ka bërë të ditur se është vënë në pranga 25-vjeçari Gentjan Shahinaj.

Vrasja e 21-vjeçarit ndodhi më 20 janar rreth orës 18.30 në vendin e quajtur “Kulla e Ujit” në fshatin Seman te rrethit Fier. Ai u gjet i vrarë me thikë dhe kishte marrë 3 goditje, një në qafë dhe dy të tjera në shpatull.

Zëdhënësja e policisë së Fierit, Enkeleda Allkanjari bëri të ditur se arrestimi i tij u bë pas një hetimi nga strukturat e policisë në bashkëpunim me prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit të koduar “Kulla e Ujit”.

25-vjeçari Gentjan Shahinaj akuzohet për “Vrasje me paramendim”

(jd/Shqiptarja.com)