Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, arrestohen edhe 2 djemtë e autorit! Në hetim babai i tij dhe një tjetër

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, arrestohen edhe 2 djemtë e autorit! Në hetim babai i tij dhe një tjetër

Dy viktimat Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj dhe Altin Kukaj, autori i dyshuar i krimit

FIER- Policia e Fierit arrestoi sot (11 Shtator) edhe 2 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në krimin e rëndë brenda fisit që ndodhi dje në Kurjan të Roskovecit, ku kushëriri vrau dy vëllezër pas sherrit që kishin nisur më herët fëmijët e tyre.

Të arrestuarit mësohet se janë të afërm të autorit të krimit, që u vetëdorëzua dje pas ngjarjes, dhe 2 kushërinj të tij. Autori Altin Kukaj, 49 vjeç, është arrestuar bashkë me dy djemtë e tij Ervis Kuka 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç.

“Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit Lavdimir Kurtaj, 46 vjeç, dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta”, njoftoi policia vendore sot.           

Gjithashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për babanë e autorit T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat (Berat), për veprën penale "përkrahja e autorit të krimit".

“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Y. K., 79 vjeç, banues në fshatin Kurjan, babai i autorit të dyshuar, për veprat penale "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe "prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive", sqaroi policia, teksa gjatë kontrollit iu gjetën edhe armë që mbaheshin pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë. Hetimet mbeten aktive dhe i vijon prokuroria vendore. Po hetohet nëse krimi ka motive të tjera.

Vrasja e dyfishtë në fshatin Kurjan - 10 shtator 2024
Viktimat dy vëllezër
Lavdimir Kurtaj 46 vjeç 
Gramos Kurtaj 52 vjeç  
Të arrestuarit:
Altin Kuka, 49 vjeç, autor i dyshuar
Ervis Kuka, 21 vjeç, djali i autorit
Emaurisio Kuka, 18 vjeç, djali i autorit

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Dytë/ Hidhet shorti, klubet e grupeve A dhe B mësojnë kalendarin e sezonit 2024-25

Kategoria e Dytë/ Hidhet shorti, klubet e grupeve A dhe B mësojnë kalendarin e sezonit 2024-25