FIER - Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e vlerësimit burg pa afat për 36-vjeçarin, Oltion Toro, i cili dy ditë më parë vrau me armë administratorin e pallatit ku banonte dhe plagosi rëndë bashkëshorten e tij.
Autori mbas kafazit të hekurt të Gjykatës, ka pohuar se ka ka qëlluar me armë në drejtim të derës, por nuk ka ditur nëse plumbat qëlluan dy bashkëshortët.
Në seancën gjyqësore të ditës së sotme mbas kërkesës së prokurorit të kësaj çështje Genc Manaj, me burg për Toron dhe pasi është dëgjuar edhe avokati mbrojtës, Andon Beta, përfundimisht gjyqtari urdhëroi togën e shoqërimit të dërgonte shtetasin Oltion Toro në dhomën e paraburgimit me masën e vlerësimit “arrest me burg pa afat”.
Ngjarja ndodhi më datën 28 korrik rreth orës 13:00, në lagjen “Apollonia”, në katin e katërt të pallatit, ku Oltion Toro, i shoqëruar nga një i afërm i tij, ka shkuar në banesën e Nasi Mema, i armatosur me kallashnikov. Viktima ndodhej në banesë me bashkëshorten e tij dhe pasi ka hapur derën është përballur me breshërinë e automatikut. Si pasojë, Nasi Mema ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Angjelina u ka mbijetuar plagëve në trup, por është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Fierit.
Shkak për këtë është bërë një konflikt disamujor midis 60-vjeçarit, që ishte administrator i pallatit ku banonte edhe autori i ngjarjes. Ky i fundit kishte katër muaj që nuk bënte pagesën për mirëmbajtjen e ashensorit.
Lidhur me këtë ngjarje, mësohet se autori i dyshuar, Toro, të jetë shprehur se konflikti ka filluar nga vetë komshiu. “Ai është afruar drejt meje dhe më qëlloi dhe une nuk i thashe gjë duke u munduar ta qetësoja. Ai filloi me parë të më shante ndërkohë që shtynte mamanë time dhe e ofendoi, nuk durova dot, mora armën dhe qëllova te dera me kallash. Jam larguar dhe nuk di se çfarë ndodhi më vonë pasi jam larguar i frikësuar”, rrëfeu 36 vjeçari.
/Shqiptarja.com

Dëshmon e plagosura: Si më ekzekutuan bashkëshortin