Oltjon Toro një emigrant 36 vjeçar kishte ardhur ditën e martë nga Greqia për të kaluar pushimet në Fier pranë familjes, por mesditën e djeshme ai është kthyer në personin më të kërkuar në qytet, pasi ka masakruar me kallashnikov dy fqinjët e tij. Nasi Mema 50 vjeç ka humbur jetën si pasojë e plumbave të kallashnikovit ndërsa bashkëshortja e tij Angjelina ndodhet e shtruar në spitalin e Fierit me 5 plumba në trup dhe ende në gjendje të rëndë për jetën. Autori i ngjarjes, 36 vjeçari Toro është larguar menjëherë pas krimit të rëndë, të paktën deri mbrëmjen e djeshme policia e Fierit nuk ka mundur ta arrestojë. Policia e Fierit ka ngritur përgjatë gjithë akseve të rrugëve nacionale disa postoblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit ndërsa kontrolle më të hollësishme janë bërë në disa fshatra pranë zonës së Ballshit dhe në fshatin Kurjan të Fierit ku autori ka të afërmit e tij dhe lidhjet shoqërore.
Motivet
Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Fier duket se ka për motiv një arsye krejt banale. Në pallatin 9 katësh ku jetonte autori dhe viktimat në lagjen "Apollonia" në Fier javën e kaluar është prishur ashensori. Për rregullimin e tij kompania e servisit nuk pranoi fillimisht të vinte pasi banorët nuk kishin paguar në kohë kuotat e mirëmbajtjes. Kjo kuotë është 1 mijë lekë në muaj për çdo familje. Pasi është bërë rregullimi i ashensorit banorët e pallatit vendosën të sistemonin hesapet me pagesat e shërbimeve të ashensorit dhe Nasi Mema ka shkuar mesditën e djeshme të fqinji i tij për ta kujtuar se nuk kishte bërë pagesën. "Ata jetojnë në katin e katërt të pallatit. Nasi ka shkuar për ti kujtuar se duhet të paguante kuotën e ashensorit nënës së autorit. Liria, nëna e Oltjonit ka refuzuar kërkesat e Nasit dhe më pas kanë debatuar. Dëgjuam edhe të shaheshin dhe të fyenin njëri tjetrin. Më pas i biri I Lirisë, oltjoni pasi ka dëgjuar Nasin që ti ofendojë të ëmën u ka hyrë në shtëpi dhe I ka ekzekutuar", - tha dje një dëshmitar, banor i pallatit për Shqiptarja.com. Oltjon Toro jetonte prej afro 11 vitesh në Greqi dhe atje kishte ndërtuar edhe jetën e vetë. Nëna e tij 61 vjeçarja Liri Zana jetonte e vetme në apartamentin e pallatit, apartament që familja e kishte blerë tre vite më parë.
Masakra
Pasi ka dëgjuar fqinjin e tij t'i ofendojë të ëmën, Oltjon Toro ka vendosur që ta "mbyllë" debatin njëherë e mirë. Pasi fqinji I tij ka shkuar në shtëpi, Toro ka bërë gati kallashnikovin duke e mbushur plot karikatorin dhe i është drejtuar derës së blinduar të fqinjit. "Pasi ka goditur me breshëri derën e blinduar kjo e fundit u hap nga presioni i goditjeve dhe më pas Toro ka hyrë brenda në shtëpi. Të dy bashkëshortët ndodheshin në sallonin e shtëpisë, Oltjoni menjëherë ka drejtuar armën drejt tyre duke shtënë menjëherë ndaj 50 vjeçarit Nasi Mema dhe duke e lënë të vdekur në vend. Viktima Nasi Mema ka marrë 7 plumba në trup. Nga goditja me breshëri ka mbetur e plagosur rëndë dhe bashkëshortja e Nasi Memës", - tha dje një burim nga policia e qytetit të Fierit. Si për ironi të fatit pasi ka bërë vrasjen Oltjon Toro ka marrë ashensorin dhe ka zbritur poshtë me kallashnikov në dorë. Disa banorë të mbledhur poshtë pallatit, kanë vrapuar me tmerr kur kanë parë 36 vjeçarin që u shfaq me kallashnikov krejt i qetë pasi kishte dalë nga ashensori. Toro është parë të ecë në këmbë disa metra por më pas asnjë gjurmë nuk u mësua mbi vendndodhjen apo itinerarin e tij. Dy orë pas ngjarjes policia gjeti armën e krimit, ajo ishte flakur tej në disa ferra që ndodhen rreth 100 metër distancë nga pallati ku ndodhi masakra. Policia e qytetit të Fierit gjatë kontakteve të djeshme tha se kapja e autorit është çështje orësh.
(gm/Shqiptarja.com)
(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com