Fier/ Zbulohen 3 lokale ku ushtroheshin lojërat e fatit, 3 persona në hetim, vijon puna për kapjen e një tjetri

Fier/ Zbulohen 3 lokale ku ushtroheshin lojërat e fatit, 3 persona në hetim, vijon puna për kapjen e një tjetri

Celularët e sekuestruar

FIER - Policia e Fierit ka zbuluar 3 lokale ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Specialistët e DVP Fier kanë konstatuar se kryheshin këto aktivitete në 3 lokale në lagjen ‘Apollonia’ të qytetit të Fierit. Për këto raste:

'-u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. G., 43 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve;

-u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. V., 30 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit;

-u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. D., 19 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi në lokalin ku ai punonte si kamarier, u konstatua duke organizuar veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi Y. J., 38 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.  

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 4 celularë dhe 1 laptop të cilat përdoreshin për vënien e basteve.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Vlerësohet nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin ‘Qytetar Nderi’, ambasadori italian Fabrizio Bucci: Është bërë shumë për marrëdhëniet Itali-Shqipëri

Vlerësohet nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin ‘Qytetar Nderi’, ambasadori italian Fabrizio Bucci: Është bërë shumë për marrëdhëniet Itali-Shqipëri