TIRANE- Ledjon Muçaraku, 29-vjeçari nga Fieri ka mundur të mashtrojë dhjetëra persona mes të cilëve dhe biznesmenë duke arritur të marrë prej tyre një shumë prej rreth 800 mijë euro. Destinacioni se ku ka përfunduar kjo shumë financiare ende nuk dihet për prokurorinë e Fierit, por burime pranë kësaj të fundit thanë se 29-vjeçari për shkak të konflikteve që kishte me një pjesë të viktimave të tij, ai i ka paditur këta të fundit në gjykatë për “Shpifje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Fyerje”. Në të gjitha rastet paditë janë pushuar nga gjykata.

Mes të mashtruarve janë biznesmenë ndërtimim, tregtarë dhe Enisa Fisheku një administratore e një kompanie private. Gazeta “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë 22 emrat e personave që kanë rënë në kurthin e supermashtruesit Muçaraku. Veç këtyre emrave ka dhe shumë të tjerë të mashtruar.