/ATSH-AFP/. - Belgjika ka marre kreun e klasifikimit te FIFA-s, qe do te zyrtarizohet me 5 nentor, pas ndeshjeve te zhvilluara ne tetor.
Fitues ne Andorra (4-1) te shtunen dhe ndaj Izraelit (3-1) te marten, Djajte e Kuq, ende ne vendin e 3-te ne klasifikimin boteror dhe tashme te kualifikuar per ne Euro-2016, arrijne ketu rezultatin me te mire, duke qene pas Gjermanise, kampione e botes (2) dhe Argjentines (1).
Sipas kalkulimeve dhe parashikimeve, Belgjika do te shkoje ne total te 1440 pikeve (+53), duke lënë pas Gjermanine me nje total prej 1388 pike, qe qendron ne vendin e 2-te dhe Argjentinen ne vendin e 3-te me  1383 pike (-36).
Me 5 nentor do te jete hera e pare qe nga ekzistenca e klasifikimit (1993) qe Belgjika shkon ne vendin  e pare ne klasifikimin boteror, duke e bere nje favorite te Euro-2016.
Parashikimet per klasifikimin boteror te 5 nentorit jane:
1. Belgjika (+2)
2. Gjermania
3. Argjentina (-2)
4. Portugalia
5. Kili (+4)
6. Spanja
7. Kolumbia (-2)
8. Brazili (-1)
9. Anglia (+1)
10. Austria (+1)