FIFA nuk do të lejojë Barcelonën të blejë lojtarë gjatë dy periudhave të ardhshme të transferimeve të futbollistëve.
Vendimi është dhënë nga Komisioni i Disiplinës i FIFA-s, i cili ka dënuar klubin spanjoll dhe Federatën Spanjolle të Futbollit për shkelje në lidhje me transferimet e lojtarëve nën 18 vjeç në periudhën 2009-2013.
Barcelona akuzohet për shkeljen e artikullit 19 të rregullores për statusin e transferimit të lojtarëve, për 12 të rinj. Sipas rregullave, transferimi i një lojtari lejohet vetëm kur ai është në moshë madhore dhe këtu bëjnë përjashtime vetëm disa raste të veçanta.
Klubi është gjobitur gjithashtu edhe me 450 mijë franga dhe i është lejuar një afat prej 90 ditësh për të sqaruar situatën. Barcelona ka reaguar menjëherë duke thënë se masat e marra nga FIFA po analizohen për të përgatitur apelimin.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com