FIFA dhe UEFA: Botërori me 40 ekipe

Presidenti i UEFA-s Michel Platini është dakord me Presidentin e FIFA-s Sepp Blatter përsa i përket idesë që Kupa e Botës të jetë me 40 skuadra, ndoshta duke filluar që nga edicioni i 2018-ës.

" Futbolli është duke ndryshuar. Kemi 209 federata anëtare, nuk duhet të reduktohemi në 32. Kështu do të bëjmë të lumtur më shumë përfaqësuese dhe njerëz anembanë botës", deklaroi Platini.

“Jam absolutisht dakord me Blatter, kemi nevojë për një numër më të madh të skuadrave aziatike dhe afrikane, por pa hequr skuadra nga Europa: duhet të arrijmë në 40 skuadra.

Mund të shtojmë dy kombëtare afrikane, dy aziatike, dy amerikane dhe një më shumë nga Oqeania dhe Europa", është shprehur presidenti i UEFA-s Michel Platini. Aktualisht skuadrat pjesëmarrëse në një Botëror janë 32. 


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon

Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon