FIFA ka zhgënjyer Federatën e Futbollit të Kosovës. Mediat vendase citojnë se FIFA ka urdhëruar që Kosova kur të organizojë ndeshje miqësore duhet të lajmërojë Beogradin.
Po ashtu, ato ndeshje ekipet kosovare duhet t’i luajnë pa simbole shtetërore.
Me ta marrë vendimin zyrtar nga FIFA, Fadil Vokrri, ka kontaktuar nëpërmjet telefonit presidentin Sepp Blatter, të cilit ia ka shprehur shqetësimet e FFK-së dhe Kosovës me vendimin e marrë në Tokio.
Blatter i ka thënë Vokrrit se kosovarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, ngase ato modalitete mund të ndryshohen në një të ardhme.
“Unë kam kontaktuar me Blatterin. Ai më tha se ato modalitete nuk janë të shenjta, mund të ndryshohen.
Blatter premtoi se këto nuk janë fiktive dhe ato do të pësojnë ndryshime në një të kohë sa më të shkurtë”, tha Vokrri.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com