Shqipëria mbetet në vendnumëro për muajin Gusht në renditjen e publikuar nga FIFA, pasi pozicionohet e 37 me 739 pikë në botë duke lënë pas emra si Rusia, Suedia, Senegali e Paraguai ndërsa përpara në renditje ka kombëtare si Republika Ceke, Gana apo Bregu i Fildishtë.
 
Shqipëria nuk ka ndryshuar pozicionin për muajin gusht, pasi ashtu sikur pjesa më e madhe e ekipeve nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje pas përfundimit të finaleve të Kampionatit Europian 2016.
 
Përsa i përket vendeve të para, renditja kryesohet nga Argjentina dhe Belgjika, Kolumbia mban vendin e tretë, ndërsa kampionët e Evropës në vendin e gjashtë.



d.b/shqiptarja.com