FIFA: Vendimi për Kosovën në shtato

FIFA: Vendimi për Kosovën në shtato
FIFA ka shtyrë sërish vendimin për modalitetet se në çfarë mënyra përfaqësuesja e Kosovës mund t’i zhvillojë ndeshjet miqësore ndërkombëtare. Presidenti i shtëpisë botërore të futbollit, Sep Blatter ka thënë që në mbledhjen e jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të FIFAs në Cyrih, është diskutuar shkurtimisht për çështjen e Kosovës. 

“Kemi vendosur që vendimin për modalitetet ta shtyjmë për mbledhjen e radhës, më 27 dhe 28 shtator”, ka thënë Blatter. 

“Në fund të këtij muaji pritet kompletimi i qeverisë në Serbi dhe mbetet të shihet nëse do të ketë përafrim qëndrimesh ndërmjet zyrtarëve të futbollit të Serbisë dhe atyre të Kosovës, për t’iu lejuar të gjitha ekipeve zinxhirë të përfaqësueses së Kosovës ndeshjet miqësore me anëtarët e FIFA-s” ka shtuar më tej numri një i futbollit botëror. 

Kosovës iu lejua në parim nga FIFA luajtja e ndeshjeve miqësore, por vendimi më pas u pezullua pas ankesës së Federatës serbe.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete