FIFA bëri publike të enjten listën e gjyqtarëve për ndeshjet e Kupës së Botës 2026 që do të zhvillohen nga 11 qershori deri më 19 korrik, duke përfshirë 52 gjyqtarë, mes të cilëve gjashtë vajza. Organi qeverisës i futbollit botëror do të marrë gjithashtu 88 gjyqtarë ndihmës dhe 30 zyrtarë të ndeshjeve për VAR-in, të cilët vijnë nga të gjashtë konfederatat dhe 50 shoqatat anëtare.
"Gjyqtarët e përzgjedhur të ndeshjes janë më të mirët në botë", tha Pierluigi Collina, drejtori kryesor i arbitrazhit të FIFA-s. "Ata ishin pjesë e një grupi më të gjerë gjyqtarësh që u identifikuan dhe monitoruan gjatë tre viteve të fundit. Ata kanë marrë pjesë në seminare dhe kanë arbitruar në turne të FIFA-s."
Kupa e Botës 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë do të jetë më e madhja në histori, me një formacion prej 48 ekipesh dhe 104 ndeshje që do të luhen. Ka 41 gjyqtarë ndeshjesh më shumë sesa në Katar katër vjet më parë, ku 32 ekipe luajtën 64 ndeshje.
"Fakti që gjashtë gjyqtare femra janë përzgjedhur vazhdon një trend që filloi katër vjet më parë në Katar, ndërsa synojmë të zhvillojmë më tej gjyqtarinë femërore", tha Collina, pasi gjashtë gra kishin arbitruar tashmë në vitin 2022.
Lista e plotë e arbitrave të përzgjedhur nga FIFA për Kupën e Botës 2026:
Komente




