Në një ekonomi sa për mbijetesë arbëreshët ushqeheshin me drithra, mish dhe djathë nga rritja dhe mbarështimi i bagëtive, dhe visheshin duke trasformuar gjineshtrën në pëlhura.

Pyetjes, nëse të parët tani e nijhnin ciklin e transformimit të fijes së gjineshtrës në atdhe ose e kanë “shpikur” në vendin ku u trasferuan, i përgjigjen: Ndoshta po, për tipin e tokës dhe vegjetacionit të njëllojtë në Mesdhe, në Shqipëri, dhe në këtë pjesë të Italisë, por edhe se ishte një traditë në të gjithë Greqinë e Lashtë.

Duke pasur parasysh se cikli i transformimit të fijes së gjineshtrës është mjaft i vështirë, mund të thuhet se arbëreshët e kanë sjellë me vete, dhe se ky cikël është zhvilluar pastaj në vendin ku u traferuan.

“Junceum spartium”, gjineshtra me aromë, ose gjineshtra e Spanjës, “Sparta” arbërisht, është një bimë me fibra që rritet në mënyrë spontane dhe është mjaft e përhapur.

Në maj, kjo bimë me lule ngjyrë të verdhë dhe me aromë kundërmuese mbush fushat e fshatit.

Gratë më të moshuara deri në vitet ‘60, e mbanin medn ende sesi duhet ta trasformonin fijen e gjinestrës në një pëlhurë shumë të fortë, ideale për peshqirë, thasë për mulli, çanta, thasë të mëdha për të bërë dyshekët me gjethet e misrit, pasi një herë e një kohë ishte mundësia e vetme për t’u veshur.

Ky cikël kryhej nga gruaja gjatë gjithë harkut kohor të vitit, veçanërisht gjatë periudhave kur punonin në fusha dhe kur kishin pak kohë të lirë. Pas krasitjes me gëshërë në mars, mbledhja e bimëve bwhej me një drapër në verë.

Përgatitja e tufave dhe vlimi i tyre bwhej pothuajse gjithmonë së bashku me gratë e tjera tw lagjes, në kusira të mëdha, nëse ishte e mundur edhe në shtëpi.

Tjerrja ishte momenti, ku nga lëmshet e gjineshtrës të ziera,ndwrsa ishin ende të ngrohta, veçohej fibra e jashtme, e cila ishte pjesa e drunjtë e bimës për t’u mbledhur më pas në tufa dhe kwto liheshin në përrua për t’u zbutur për 8-10 ditë.

Dy degë secila, me pesë tufa, ku çdonjëra duhej tw ishte e barabartw me një haljkomë, domethënë sa sasia e fibrës së gjineshtrës që nxirrej mesatarisht nga zierja me një kazan.

Rrahja ishte faza në të cilën tufat e tjerrura rriheshin me një shkop të veçantë druri (kupani) mbi shtratin e lumit dhe pastaj ekspozoheshin në diell.

Në dimër, kur gruaja ishte më e lirë, fibra e thatë krihej me krëhër (krëhri), për ta pastruar nga pastërtitë dhe për ta bërë atë më të butë.

Tjerrja ishte procesi që lejonte fijet të mblidheshin në mënyrë të veçantë (në shëtllunga) që të mblidhej me dorë dhe të shkriftohej (përdorej furka dhe boshti), pastaj dilte filli, i cili mblidhej në formë rrethi për t’u zbardhur me sodë (ujë dhe hi).

Ngjyrosja bëhej duke zier ujë me lëvoren e arrave derisa të arrinte ngjyrën kafe. Faza e fundit është kalimi i fijes së gatshme, tani e ngjashme me kërpin, përmes një kornize prej lisi, bredhi apo panje, shpesh e bërë me dorë dhe me krenari nga burri.

PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE

Sparta

Të parët aljbëreshë rrojin me kljumsht e mish kafshje, me grurët çë mbillin e veshëshin me ljivere spartje.

Kush e di në prindëtë e tanë e dijin, dhja atje ku ishin, si bëhej sparta ose në e xunë këtu në ‘Taljet. Mënd të jetë se e dijin. Sparta bëhet kudo në ‘Taljet, në More, në Greçjet ose n’ Albanit. Sparta është ljidhur me jetën e rëndë e jashtës dhe mënd të jetë se aljbëreshët e kanë sjell dhe e kanë perfecjonartur këtu.

Ajo është një bar i fort çë delj e bëhet kudo. Muajin e majit mbuljon gjithë jashtën pambjelj shënpaljote me ljulje të verdha me shumë adur. S’ka shumë mot, njera ne vitrat 60, çë gratë më pljaka spartën e bëjin tjerrë tue e shërbier anëndanë vitin, sidomos në dimër, për mësalla, duaq, cakulje për grurët, sakuna me dushk trokumelji për shtratrin.

Në mars putohej me rronga e mbidhej në verë me një drapër i shkurtër e i fort. Një herë e mbjedhur, bëhej kokulla e zihej, sbashku në gjitunitë, tek kusi ose tek haljkoma të mëdha; mbrënda, më shpi, s’i nxëjin.

Kokullavet adhe të ftohta i nxirej skorca çë mbidhej tue e rrutulluar e bëhej strumbill; qellej ka ljumi e ljëshohej tetë ditë të zbutsohej nd’ujë. Dy dega me pesë strumbilje njerën bëjin një haljkomë, do me thën, aq spartë sa dilj e ziher ka kusia.

Ka ljumi batole, ljëshohej më diell. Një herë të terë fërkohshin me spatën. Në dimër,kur gruaja kish më mon shkonej fibrën spartje me krëhrin për te pastronej e te shkrifnej.

Për të tjerrurit sparta mbidhej si shtëllungë ljeshi, vehej te furka çë kllitej te laci vandiljes , bëhej ljëmsht me boshtin e zbardhej te finja. Ajo mënd ljyhej tue ziejtur skorcën e arrës për të kishnje kulurin kështënje, me rrënjat e rrëzës për të kuqin e ka ljuljet spartje të verdhin.

Ljurtmu, tjerët bëhej rrobë tue shkuar tek argaljia çë, shumë herë, i shoqi me nder e amur ia bënej gruasë tue shërbier qarrin, ljisin ose bredhin.
Pietro Abitante

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print(05.05.2013)

Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)