FILIPINE- Tafuni "Hagupit" rrezikon një numër të madh të banorëve në Filipine dhe është arsyeja e vonimit të 177 fluturime në vend.
 
Duket se Tajfuni Hagupit në Filipine ka mbërritur duke shkaktuar përmbytje, dëmtim të rrjetit të energjisë elektrike si dhe shembje të pemëve. Deri më tani janë evakuuar rreth 600.000 njerëz nga ishulli Samar dhe Leyte dhe planifikohet evakuimi për më shumë se dy milionë të tjerë.
 
Paketa të shumta ndihme po përgatitet nga vullnetarë dhe punonjës sociale, për t’u ardhur në ndihmë banorëve në zonat që mendohet se do të preken nga stuhia e fuqishme.
 
Meteorologët parashikojnë se pjesën qendrore të arkipelagut të ishullit, Tajfuni mund ta godas në fund të ditës ose nesër në mëngjes. Është deklaruar gjithashtu se lartësia e valëve mund të arrijë 4,5 metra.
 
Sipas të dhënave të fundit, shpejtësia e erës është 50 metra për sekondë me intervale që nganjëherë tejkalojnë 70 metra për sekondë. Autoritetet në Filipine kanë frikë se do të përsëritet një situatë e ngjashme me Tajfunin e 2013, i cili mori më shumë se 7,000 jetë njerëzish.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)