FILIPINE - Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe shumë të tjerë janë bllokuar në aeroporte pas pezullimit të fluturime, për shkak të tajfunit që po i afrohet Filipineve.
Tajfuni Hagupit, i cili ka nisur të shtrihet në Filipine që prej mbrëmjes së djeshme, pritet të përfshijë gjithë vendin gjatë orëve në vijim, me një rritje të shpejtësisë që arrin deri në 195 km/orë.

Mediat lokale raportojnë se stuhia e fuqishme është drejtuar në veri-lindje të provincës Samar, ku një vit më parë u vranë mijëra persona për shkak të Tajfunit “Haiyan”.
Njerëzit po evakuohen nga të katër anët duke u strehuar në ndërtesa të mëdha e të larta, megjithëse për shkak të ndryshimit të shpeshtë të drejtimit të stuhisë nuk dihet sesa të sigurta do të jenë për mbrojtjen e jetëve të banorëve.

Reporterët globalë raportojnë për evakuimin më të madh në kohë paqe në Filipine, për shkak të tajfunit të konsideruar si më i fuqishmi pas atij të një viti më parë ku humbën jetën mbi 7 mijë persona.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com