Fillimi i vitit të ri akademik, Kushi takon rektorët e universiteteve

Fillimi i vitit të ri akademik, Kushi takon rektorët e universiteteve

Evis Kushi gjate takimit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  Evis Kushi në prag të fillimit të universitetit ka zhvilluar takime me rektorët e universiteteve publike dhe private.

Në fokus të bashkëbisedimit, "ishte plani i masave të ndërmarra prej tyre për nisjen sa më mbarë të vitit të ri akademik më 2 nëntor”.

Ajo nënvizon se gjatë takimi është diskutuar veçanërisht për mënyrën e zhvillimit të leksioneve dhe seminareve në kushtet e pandemisë. Këtu është shprehur se i “vjen mirë që të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë përshtatur me metodën e ‘mësimit të kombinuar’ (në auditore dhe ‘online’) sipas specifikave të tyre përkatëse”.

“Ofrova të gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të bashkëpunuar me universitetet në çështje me interes të përbashkët, ku në thelb është pa dyshim mbrojtja e shëndetit të gjithsecilit, respektimi i masave anti-COVID, shërbimet akoma më të mira për studentët dhe rritja e cilësisë së arsimit të lartë”, shprehet ndër të tjera Ministrja Kushi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)