Opera Mbretërore e Londrës (Royal Opera House) do të nis këtë javë xhirimet për një film dokumentar për këngëtaren shqiptare me famë Botërore Ermonela Jaho.
Kjo deklaratë është bërë në faqen zyrtare të operës, ku ky institucion prestigjioz e vlerëson këngëtaren me një metaforë të pazakontë, që nënkupton se Ermonela Jaho është vetë zëri i operës.
“Në qoftë se opera është e re për ju, ose thjesht keni kureshtje, sopranoja Ermonela Jaho do të bëjë më të mirën e saj për t'ju përgjigjur. Ne do të përzgjedhim disa këngë dhe do t’i përdorim për të krijuar një film që do të xhirohet javën tjetër.”, shkruhet ne faqen zyrtare
Në faqen zyrtare të Operës Mbretërore të Londrës janë dhënë disa detaje nga skenari i filmit, ku do të jetë së pari intervista sesi Ermonela Jaho u bë këngëtare e operës.
Më tej do të tregohet për sfidat e saj në skenat botërore dhe sukseset e mëdha në operën londineze. Ermonela Jaho është e vlerësuar me shumë çmime prestigjioze, ndërsa një vit më parë ajo u vlerësua me çmimin më të lartë, që konsiderohet si Oscari i Operës: me çmimin e publikut Internacional Opera Awards.
Në film do të përfshihen edhe emocionet e yllit botëror të muzikës operistike në ceremoninë e zhvilluar në Londër një vit më parë.
Ermonela Jaho tashmë është këngëtarja me e preferuar e Operës Mbretërore në Londër. Aktualisht ajo po përgatit për të kënduar operën Madamme Buterfly të Puccinit më 20 mars.
Dhe këtë premierë do ta këndojë në këtë opera deri më 10 prill. Ermonela Jaho është bërë tashmë ylli fluturues në të gjitha operat e mëdha botërore, në Operën e Parisit, të Nju Jorkut, në Operën e Romës, të Madrindit e të tjera. Për të kritika pas çdo ngjitje në skenë ka vetëm një fjalë, “Ermonela Jaho shkëlqeu”.
![ermonela jaho](http://www.shqiptarja.com/foto/274668_2.jpg)
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44%
-
Keq
39.8%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 1082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani: Kemi raketa të reja të pazbulueshme
9 Gusht, 17:06
-
Dallimet e Trump-it me republikanët e tjerë për politikën e jashtme
9 Gusht, 17:04
-
Policia e burgjeve e paqartë dhe e pakënaqur me rrogat e reja! Policët: Nuk na shkon 900 euro! Ja sa u rritën pagat
9 Gusht, 16:47
-
Mbytet 69-vjeçari në plazhin Pishporo në Fier! Pësoi infarkt sapo u fut në det
9 Gusht, 16:34
-
Franca i bën thirrje Kosovës të mos bëjë ndonjë 'veprim tjetër të njëanshëm' në veri
9 Gusht, 16:24
-
'Këto nuk janë Modelet tuaja!'
9 Gusht, 16:14
-
Prej 2 vitesh presin në bregun e Vlorës, gati të ndizen TEC-et lundruese! Importi i energjisë në verë rriti shpenzimet, KESH tender për 21 mijë tonë lëndë djegëse
9 Gusht, 16:08
-
EURO prek fundin, po këmbehet sot në kufi të 100 lekëve! Monedha evropiane është zhvlerësuar me 16% në 2 vite
9 Gusht, 16:03
-
Paris 2024/ Përleshje mes vajzave në Lojërat Olimpike, sherr masiv në fundin e lojës (VIDEO)
9 Gusht, 15:54
-
Protestat e fermerëve/ Ministrja e Bujqësisë takim në Maliq: Nuk bën sens aplikimi poshtë 5 hektarë! Kërkuam që fermerët të bashkohen për të marrë 100% subvencione
9 Gusht, 15:53
-
Izraelitët e shohin udhëheqësin e ri të Hamasit edhe më ekstremist
9 Gusht, 15:40
-
Nga Njësia 7 nis ndërtimi i korsive për urbanët, Veliaj: Model i ri shërbimi
9 Gusht, 15:25