Filmi Agon, pas festivalit
të Çikagos premierë në Tiranë

Filmi Agon, pas festivalit <br />të Çikagos premierë në Tiranë
TIRANE - Filmi me metrazh të gjatë “Agon”, me regji të Robert Budinës prodhim i ERAFILM do të shfaqet për herë të parë premierë për mediat, sot në ora 11:00, ndërsa me 6 dhjetor do të shënoje premierën për publikun e gjerë në kinematë Imperial, Agimi, Kristal dhe Millenium.

Në kinematë shqiptare filmi “Agon” vjen pas premierës botërore në garën zyrtare të regjisorëve të rinj në Chicago International Film Festival, Usa, ku filmi shënoi sukses e ku vetëm për tre shfaqje radhazi salla u tejmbush dhe nuk munguan vlerësimet nga ana e publikut dhe organizatorëve të festivalit.

Filmi AGON u xhirua në Shqipëri dhe në Selanik të Greqisë, me një përzierje aktorësh grekë e shqiptarë dhe me një trupë të përzier teknike shqiptaro-greko-rumune.

Filmi AGON është një bashkëprodhim i ERAFILM Shqipëri, INKAS FILM Greqi, ELEFANT FILM Rumani, ARIZONA FILM Francë me mbëshetjen financiare të Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare, Greke dhe Rumune, të Eurimages dhe me bashkë financues SEE, CHAINSAW EUROPE ROMANIA, NOVA, N-ORASIS GREQI.

Në rolet e këtij filmi interpretojnë aktorët: Marvin TAFAJ, Guljem Kotori, Isabella Kogevina, Xhevdet Jashari, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili, Antonis Kafetzopulos, Nikolla Llambro, Hajrie Rondo, etj.

(a.p/Gre.M Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi