Filmi i Isa Qosjes kthehet
me çmim nga Washington-i

Filmi i Isa Qosjes kthehet<br />me çmim nga Washington-i
TIRANE- Filmi që trajton historinë e grave të dhunuara nga serbët gjatë luftës në Kosovë, mori çmimin e filmit më të mirë në Washington. Në edicionin e tij të 26-të “DC Independent Film Festival” ka shpërblyer filmin e regjisorit Isa Qosja “Tri dritare dhe një varje” me çmimin “Best of fest”.

Ky është çmimi i dytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që merr filmi me të cilin Kosova për herë të parë kandidoi për nominim për “Oscar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Filmi i Isa Qosjes ka marrë çmime të shumta në festivalet ndërkombëtare. Në janar të këtij viti mori çmimin special të jurisë “The Cinema Without Borders”, në edicionin e 26-të të festivalit “Palm Springs International Film Festival 2015”.

Ky festival ndan çmimin prestigjioz të FIRPRESCI, për filmin më të mirë të huaj. Regjisori Isa Qosja ka thënë se vlerësimi që i është bërë filmit të tij në Washington ka një rëndësi të madhe. Sipas tij, kjo tregon për rrugën që tashmë ka marrë ky film.

“Është në vazhdën e festivaleve që kanë peshë. Në Amerikë, në dy festivale tashmë ka marrë pjesë. Do të thosha se në këtë formë filmi po tregon një qëndrueshmëri artistike më kompetitive”, ka thënë Qosja, tek ka treguar për vlerësimin që i ka bërë “DC Independent Film Festival”.

“Filmi më i mirë në të gjitha kategoritë. Me sa e kam kuptuar i ka kategoritë e filmit ndërkombëtar, më pas kategoria e filmit narrativ dhe filma dokumentarë. Kanë fituar filma të ndryshëm në kategori dhe më pas është zgjedhur filmi më i mirë i festivalit”, tha Qosja. Të enjten Qosja do të udhëtojë për në Luksemburg. “Tri dritare...” është pjesë e një festivali në këtë qytet. Filmin në të cilin rolin kryesor e luan Irena Cahani e presin edhe festivale të tjera, sipas Qosjes. 

Përveç Cahanit, në film luajnë edhe Luan Jaha, Aurita Agushi, Donat Qosja. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe skenarist ka Zymber Kelmendin. Premiera botërore e këtij filmi u dha më 19 gusht të vitit të kaluar në Festivalin e Sarajevës, ku mori çmimin “Cine Europa”. Ndërkohë në Washington Çmimin për Filmin Artistik më të Mirë e mori filmi “Sally Pacholok” me regji të Elissa Leonard. Në kategorinë e dokumentarit më të mirë, fitues doli “Omo Child: The River and the Bush”, ndërsa filmi më i mirë në kategorinë ndërkombëtare doli “Le Semuer” me regji të Julie Perron.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf