Filmi kosovar “Ballkoni”
në Festivalin e Venecias

Filmi kosovar “Ballkoni”<br />në Festivalin e Venecias
TIRANE - Filmi kosovar “Ballkoni” i regjisores Lendita Zeqiraj do të shfaqet premierë botërore në festivalin më të vjetër dhe më të madh të filmit në botë, Festivalin e Venecias.
Filmi me metrazh të shkurtër do të shfaqet në konkurim me 13 filma të tjerë premiera botërore, në programin zyrtar “Orizzonti” që përfshinë trendet e reja në kinematografinë botërore. Producenti  i filmit Bujar Kabashi, nga Parisi, ku gjendet për të bërë kopjet dixhitale të filmit, deklaroi se ky është një lajm shumë i mirë, jo vetëm për filmin tonë, por besoj për të gjithë.

Edicioni i 70-të i festivalit të Venecias do të mbahet nga data 28 gusht - 7 shtator 2013, dhe Kosova do të jetë për herë të parë mes 33 shteteve nga e gjithë bota me film në konkurencë zyrtare në programin garues të këtij festivali prestigjioz.

Drejtori i QKK-së Fatos Berisha tha se pas dy vitesh aktivitetesh të shumta dhe pune të palodhshme për promovimin e filmave, kjo punë u kurorëzua me një sukses të rëndësishëm - futjen e një filmi nga Kosova në një festival të kategorisë A. “Përgëzoj regjisoren, producentin dhe ekipin e filmit. Është ky edhe një vlerësim për përzgjedhjen e filmit nga QKK, dhe kjo më bën të besoj se është bërë një hap i madh në zhvillimin e industrisë së filmit të Kosovës”, tha Berisha.

Filmi “Ballkoni” është mbwshtetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike “n’Art”. Skenari dhe regjia Lendita Zeqiraj, producent Bujar Kabashi, ndërsa në rolet kryesore luajnë: Arben Bajraktaraj, Sevdai Radogoshi, Osman Ahmeti.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri